Ministri Blendi Klosi ka shpjeguar si do vendosen shezllonet në plazhe për verë 2020.

Ai ka njoftuar së në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, ndërkohë që theksoi se ka një dakordësi për distancën e shezlloneve.

“Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime.

Do të jetë shërbim individual. Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta. Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet.

Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë. Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here