Përgjatë 46 viteve të fundit, Pele ishte futbollisti që kishte shënuar më shumë gola me të njëjtin klub. Plot 643 gola me Santos, në periudhën 1957-1974.

Sot, Leo Messi e barazoi këtë rekord, kur shënoi gol ndaj Valencias.

Argjentinasi i Barcelonës ka debutuar me fanelën e katalanasve në sezonin 2004-2005 dhe gjatë kësaj periudhe është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kampionatit spanjoll (448 gola), golashënuesi më i mirë për një klub në një sezon (73 gola) dhe golashënuesi më i mirë në një vit natyror (91 gola)./Fjala.al

#Messi=History pic.twitter.com/P7zpvJfqaE

— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 19, 2020

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here