Mësoni sa më shumë… |

    0
    3


    Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

    Konkurrenti i Përputhen, Andi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur rreth disa lajmeve që kanë dalë në lidhje me të shkuarën e tij.

    Thuhej se ai ka qenë i fejuar si dhe është marrë me d r o g e, s h e r r e  dhe v r a s j e.

    Duke folur rreth fejesës apo martesës së përfolur në mediat online, Andi u shpreh se nuk është aspak e vërtetë.

    Ai u shpreh se ka qenë i lidhur me atë vajzën që janë postuar fotot dhe ka zgjatur 6-7 muaj.

    “Kam qenë vetëm i lidhur, por jo i fejuar. Populli me llafe ka qejf të merret, por unë do të them të vërtetën time. Por edhe nëse do kisha qenë i fejuar apo i martuar do e thosha, se për aq kohë sa jam në emision do të thotë se ka përfunduar.

    Lidhja ka zgjatur 6-7 muaj, ka qenë lidhje në distancë dhe prandaj ka përfunduar. Kam patur 2-3 histori më para që kanë zgjatur dhe më shumë, se di pse është përfolur kjo. Kam patur gjithmonë lidhje, jo fejesa, madje as njohje familjare”, tha Andi.

    Ndërkohë dy moderatorët e pyetën nëse ka frikë nga fejesa apo martesa, ai u shpreh:

    “Është mosha ideale për të njohur një person që ta kesh përkrah”.

    Ndërsa duke folur për jetën e “errët”, Andi tha se nuk ka shumë dëshirë që të flasë për të shkuarën e tij, e si pasojë njerëzit nisin e mendojnë në atë mënyrë.

    “Unë jam këtu ditë për ditë në televizion dhe dua të shikoj se deri ku shkon fantazia e tyre. Unë dua që vetëm të shohin si jam unë sot, pa përfshirë të shkuarën time”, shtoi konkurrenti i Përputhen.

    Moderatorët e pyetën nëse ka reflektuar nga e shkuara e errët?

    “Nuk është aq e errët. Njeriu mëson nga gabimet e veta, por e shkuara nuk të bën që të formosh karakterin që ke sot. Sigurisht që ka një përqindje të vogël, por janë familja dhe shoqëria ata që ndikojnë më shumë. Adoleshenca ime nuk krenohem shumë. Puna e shkollës, jam penduar”, tha ai.

    Madje Andi u bëri edhe një thirrje të gjithë të rinjve që të mësojnë sa më shumë se do i hapni dyert vetes.

    “Të lartën nuk e kam bërë, ndërsa të mesmen kam ndryshuar 2 shkolla. Nuk rrija dot në një vend, jo lija mësimin e kështu. Por ato orë që kam bërë mësim, e kuptoja se çfarë thoshte mësuesja. Edhe mesataren e kam patur të lartë në gjimnaz. Unë kam vëllain që është dita me natën me mua. Ai po nis të lartën dhe jam shumë krenar për të. Do ja shohë hajrin shkollë”, përfundoi ai.

    The post Andi i “Përputhen” ka një mesazh për gjithë të rinjtë: Mësoni sa më shumë… appeared first on Mega News.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here