Merr gabimisht një pension 10 herë më të lartë, shteti e detyron që t’i kthejë 155,000 euro

    0
    2

    Sipas mediave fqinje ky gabim i Fondit të Sigurimeve do t’i kushtojë pensionistit 155, 000 euro, të cilat duhet t’ja kthej shtetit.

    MAL I ZI- Një pensionist, në Malin e Zi ka marrë 10-fishin e pensionit të tij për 11 vjet për gabim të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Aftësisë së Kufizuar. Sipas mediave fqinje ky gabim i Fondit të Sigurimeve do t’i kushtojë pensionistit 155, 000 euro, të cilat duhet t’ja kthej shtetit.

    Pensionisti që nga gushti i vitit 2007, ka mërr një pension prej 822,52 euro me vendim të Fondit të Sigurimeve Shoqërore të Personave të Siguruar Ushtarak. Pas 11 vjetësh në gusht të vitit 2018 Fondi i Sigurimeve ja ndërpreu pensionin pasi kishte dyshime në lidhje me korrektësinë e shumës së caktuar në 2007-ën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Fondi i Sigurimeve e ka hedhur në gjyq pensionistin ku i ka kërkuar që t’i kthej mbrapsht 171,000 euro. Gjykata Themelore në Pljevlja, vendosi që pensionisti t’i kthej Fondit të Sigurimeve 155,000 euro. Pensionisti e apeloi vendimin e Gjykatës Themelorë në Gjykatën e Lartë, ku u vetëmbrua, se nuk e kishte ai fajin për këtë ngatërresë të Fondit të Sigurimeve. Sidoqoftë Gjykata e Lartë i konsideroi këto pretendime si të pamjaftueshme dhe mbështeti vendimin e Gjykatës Themelore

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here