Më premtoi se do vizitojë Himarën, festa kombëtare e Greqisë nuk do të zhvillohet |

    0
    5


    Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

    TIRANE– Një nga personat që takoi ditën e djeshme ministrin e Jashtëm Gre, Nikos Dendias ishte Fredi Bejleri, kreu i OMONIA-s.

    Ai ka treguar për ‘abcnews’ se i ka thënë ministrit shqetësimet që ka për të drejtat e minoritetit duke shtuar se ai do vinte herë tjetër në Himarë për të diskutuar po për këto çështje.

    U takuam me ministrin e Jashtëm grek. Ne i shprehëm shqetësimet tona për të drejtat e minoritetit, vetëdeklarimin, pronat dhe për shkollimin në gjuhën anëtare. Na tha që ishte shumë i kënaqur nga takimet që kishte me zyrtarët shqiptarë, që marrëdhëniet do të kalojën një etapë të re dhe shpreson që edhe problemet tona të zgjidhen. Një problem tjetër i ngritëm ishte për Covid-in për t’u ofruar ndihmën shëndetësore që u duhet. Na tha që programi tij ishte shumë i ngjeshur prandaj nuk erdhi këtë herë në Himarë, na tha do të ishte dëshira e tij të vinte herën tjetër. Sapo nisi detyrën i fala një foto të shkollës greke të Vunoit të vitit 1905, kishte pranuar vetë origjinën dhe më kishte falënderuar dhe kishte thënë “që më fali një fotografi që më mallëngjeu, që më kujtoi fshatin e gjyshërve të mi, që kam origjinën”. Edhe dje na tha, i tha kryeministrit edhe kryetarit të opozitës, që origjina ime është nga Himara”- u shpreh Bejleri.

    Në fund Fredi Bejleri njoftoi se këtë vit për shkak të koronavirusit nuk do të ketë organizim për festën kombëtare greke “JO”-në dhe as përkujtim me ceremoni të Kostandin Kacifas, minoritari që u vra dy vite më parë, në 28 tetor nga RENEA.

    “Ceremoni nuk di të ketë, sa jam në dijeni. Festa kombëtare e Greqisë nuk do të festohet për shkak të Covid-it, familja mund të bëjë ndonjë përvjetor, nuk e di, nuk ka dicka të organizuar” tha ai.

    Alfred (Fredi) Bejleri ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremistë grekë të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër, ku edhe u vranë dy ushtarët shqiptarë, Arsen Gjini dhe Kapiteni i parë, Fatmir Shehu.

    (AB) /Dosja.al

    The post Fredi Bejleri zbulon bisedën me Ministrin Dendias: Më premtoi se do vizitojë Himarën, festa kombëtare e Greqisë nuk do të zhvillohet appeared first on Dosja AL.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here