E njohim Eranda Libohovën për talentin e saj dhe kënaqësinë që na jep me muzikën që bën, por disa të fshehta të saj nuk i dinim dhe erdhi momenti që të dimë dhe ca gjëra që s’ thuhen. Ja diccka që se dinim është që Eranda ka fobi nga avioni dhe s’ është diccka kalimtare, por e ka detyruar që prej 10 vitesh të mos udhëtojë me avion por të përdor vetëm makinën.

Ajo tregoi se ka frikë nga avioni dhe kjo kishte ardhur pas një eksperience udhëtimi për në SHBA. Këngëtarja tregoi se avioni është një tmerr për të pas asaj dite përdorte vetëm makinën.

“Ishte një udhëtim i gjatë dhe unë e dija që rreziku i avionit është kur ngrihet dhe kur ulet, por në momentin që ai u ngrit filloi të lëkundej shumë, kishte turbulenca. Ishte një ndjesia shumë e keqe saqë mendova se do të binim. Të gjithë aty më jepnin alkool ose ndonjë medikament për t’u qetësuar që të paktën të më zinte gjumi sepse isha shumë në ankth deri në përfundimin e udhëtimit. Që nga ai rast unë nuk udhëtoj më me avion”, tha Eranda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here