Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të hënë masat e reja para festave të fundvitit. Kështu, duke filluar nga data 24 Dhjetor, do të ndalohet lëvizja duke nisur prej orës 20:30 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në 06:00 data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00 deri në orën 06:00. Përjashtim nga ky rregull bëhet për persona që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune ose arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania. Prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00 sipas specifikave që tashmë i njohim”.

Të njëjtat fasho orare janë vendosur edhe për aktivitete si bare, restorante e fast food-e.

“Po ashtu kemi marrë vendim për kufizmin e aktivitetit të bareve, restorante, fast food-e që shërbejnë për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00 duke filluar nga data 24 Dhjetori deri më 4 Janar duke përjashtuar shërbimin në banesë, atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00″, tha Manastirliu.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here