Makina merr para punonjësin e policisë në Korçë


KORCE

Vijojnë ngjarjet rrugore në vendin tonë, pas një pauze dy ditore në këtë fillim viti, ku nuk u regjistruan pasoja.

Një ngjarje ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas, në Korçë, me një person të lënduar.

Një automjet ka marrë para një punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Punonjësi i policisë u transportua drejt Spitalit të Korçës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u ndalua dhe po shoqërohet në komisariatin e policisë.

Detaje të reja pritet të publikohen në vijim.

Për më shumë lajme nga vendi dhe bota, mos nguroni të na ndiqni në rrjetet tona sociale. 

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *