Makina del nga rruga


Një ngjarje rrugore me pasojë humbje jete është regjistruar këtë të hënë në aksin Peshkopi-Maqellarë.

Mjeti ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi E.H, ndërsa kanë mbetur të lënduar tre të tjerë.

Njoftimi i autoriteteve:

Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e ngjarjes.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *