Fier/ Makina del nga rruga, humbet jeten 19 vjecari


Një ngjarje rrugore me pasojë humbjen e jetës së një të riu ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 19-vjeçar Kristian Thomo.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Policia Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *