“M.a.sturbimi” që i hapi Arjola Demirit dyert e televizionit dhe të politikës

    0
    6

    Aktorja e njohur tropojane, Arjola Demiri, e cila guxoi të thyente një tabu në teatër duke pranuar rolin ku m.a.sturbonte në skenë, pas suksesit ne kinematrografi, tashmë i është futur politikës.
    Ai rol, jo vetëm që më pas i hapi dyert e kinemasë, por tashmë edhe të politikës

    Partia Socialiste kandidon në Qarkun e Kukësit me aktoren tropojane Arjola Demiri, duke synuar të mbledhë maksimum votash në një qark ku PD-ja fiton përherë shumicën e mandateve, kjo ishte fraza e publikuar gjithandej.

    Në fillim u duk si fantazi, por nuk vonoi dhe Arjola Demiri shprehu hapur vlerësimin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar kështu se hyrja e saj në politikë tashmë është fakt.

    Aktorja e “Portokallisë” dhe “I love Tropoja” tregoi pasditen e djeshme mbështetjen dhe vlerësimin për punën e kryebashkiakut të Tiranës. Demiri tregoi në Fressh Voice arsyet pse të rinjtë duhet të mbështesin më tej punët e kreut të bashkisë, duke e nisur nga këshilla për tre fëmijët e saj.

    Sado të mendosh se ke energjinë, ndoshta duhet provuar një mbrëmje si kjo e sotmja dhe ta ndiesh veten lumturisht të ri. Për ne aktorët, amfiteatri, skena janë pjesë jetësore, por ndryshe është ta shikosh këtu përballë jush. Është emocion ta shohësh të rinovuar, është emocion, hijeshi dhe madhështi, ndaj gjej rastin të falënderoj lali Erin! Nuk mund të lë pa përmendur një të shkuar jo të largët, kur isha studente në Akademinë e Arteve, Tirana qe kthyer në një geto barakesh e kioskash, saqë kur binte shi, nuk kishte nevojë për çadër se kaloje pullaz më pullaz, nga shtëpia në shkollë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here