“Luli do një shpullë surratit. Ik fli Luli o zemër se të erdhi ora gjumit dhe u shkatërrove” |

    0
    4


    Ky postim është lexuar tashmë 3 herë!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar teksa Blendi Fevziu nxorri një insert të Lulzim Bashës, që i drejtohej me gjuhë ofenduase Ramës.

    “Nxirrjani të palarat palaços. Kërkojani paketën e tretë”, deklaronte Basha.

    Rama tha se ky fjalor nuk mund të përdoret në televizion dhe duhet të vendoset pulla e kuqe.

    “Nuk mendon se kur nxjerr këto lloj fjalori të vendosësh një pullë të kuqe. Çfarë gjuhe është kjo?”

    Si kundërpërgjigje, Fevziu transmetoi një tjetër insert kur Rama flistë për “shpulla për Lulin”.

    “Më vjen keq për Lulin, e dua shumë, por ka nevojë për shpulla. Kush të rreh të do.”, deklaronte Rama më herët.

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ndërhyrë në një lidhje direkte me telefon në studion e “Opinion” ku ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama.

    Basha i është përgjigjur akuzave të Ramës i cili pak më herët publikoi një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

    Basha e konsideroi këtë si një grumbull gënjeshtrash.

    “Në vitin 2011 ishte studim nga Banka Botërore objekivi i parë ishte se brenda vitit të parë të gjithë kontenierët e plehrave të futeshin nën tokë. Objektivi tjetër ishte që qytetarët e Tiranë mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimt. Qytetarët e Tiranë nuk do pagonin asnjë qindarke më shumë dhe Tirana do kishte kontenierë në tokë”, tha Basha.

    Ndërkohë nga ana tjetër Rama qeshi me ironi dhe u shpreh: Kush do i paguante këto o Lul?

    “Ti theve një marrvëshje me qeverinë gjermane, Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë. Ti tregoi shqiptarëve pse i vure shkelim studimit të Bankës Botërore. 11 vjet e le Sharrën siç e le, ti kishe këtë plan që po bën sot. Shqiptarëve i more miliona euro për tre inceneratorët”, u shpreh Basha.

    “Ik o lul shko fli. Lul fli vëlla, fli gjumë të ëmbël. Mbylle o Fevzi ja fut kot. Fli zemër fli”, tha Rama./



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here