Hiqen fluturimet me Anglinë, karantinë 14 ditë për ata që vijnë në rrugë të tjera

Duke filluar nga 24 Dhjetori lëvizja e lirë e qytetarëve do të jetë e kufizuar ndërmjet orës 6:00 të mëngjesit deri në orën 20:30 të mbrëmjes.

Pavarësisht situatës së konsideruar të qëndrueshme me 359 raste të infektuarish për 100 mijë banorë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të ndalë qarkullimin e lirë nga ora 22:00 që është aktualisht në 20.30.

“Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Prej datës 5 Janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim. Po ashtu, kemi marrë vendim:

kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”.

Përhapja e një mutacioni të virusit Sars-Cov-2 në Britaninë e Madhe ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të vendosë pezullimin e fluturimeve që prej datës 22 Dhjetor.

“Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Cov -2”

Më herët nga komiteti është vendosur edhe një zgjatje e pushimeve të dimrit për shkolla. Procesi mësimor do të mbyllet në 24 Dhjetor për të rifilluar në 11 Janar.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here