Letra qe ka shkruar per Afrikën e Jugut /Dëshmon apo jo ,se Kim Jong-un mund të jetë gjallë?

    0
    95

    Pak ditë më parë u përfol se Kim Jong-un ka vdekur , por agjensia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut hedh poshtë mundësite se diktatori korean ka vdekur.

    Agjensia e lajmeve raporton se diktatori Kim Jong-un i ka dërguar një letër Cyril Ramaphosta, homologut në Afrikën e Jugut duke e uruar për Ditën e Lirisë.

    Letra është e datës 27 prill 2020. Në letër Kim i shkruan se miqësia e tyre midis Koresë së Veriut dhe Afrikës së Jugut do të zgjerohet.

    Akoma nuk dihet nëse Kim Jong-un ka vdekur apo janë thjeshtë spekulime të mediave botërore, tani duhet të presim që të mësojmë të vërtetën.

    Gjatë ditëve të fundit u ngritën dyshime se Kim Jong Un kishte vdekur pasi ai nuk është parë në publik prej dy javësh.

    Këshilltari i Jashtëm i Donald Trump, Lindsey Graham pohoi se ai beson që Kim Jong Un ka vdekur.

    Ajo është një shoqëri e mbyllur. Nuk kam dëgjuar asgjë drejtpërdrejt, por do të tronditem nëse ai nuk vdekur ose nuk është i paaftë për të vepruar. Sepse nëse do të ishte e kundërta, nuk do të lejohej që thashetheme si këto të zgjasnin kaq shumë dhe të mos ketë një përgjigje. Kështu që unë besoj se ai ka vdekur ose është i paaftë. Dhe shpresoj se njerëzit e Koresë së Veriut që vuajnë shumë do të marrin ndonjë lehtësim nëse ai ka vdekur.”

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here