Largimi nga “Shiko kush luan”, reagon sërish Rezart Veleshnja |


Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte i ftuar aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja i cili deri më tani numëron 96 karaktere në 13 vjet “Portokalli” dhe përgjatë bisedës theksoi se këtë sezon, madje që kësaj jave do të vijë me role të tjera së bashku me aktorin Florian Binaj.

Nga ana tjetër javët e fundit është komentuar masivisht mungesa e tij në “Shiko kush luan” dhe lidhur me këtë Veleshnja sqaroi për herë të parë publikisht në “Wake Up” largimin nga “Shiko kush luan”:

“Unë them që mos të flas fare unë se këta që kanë disa portale, vendosin për jetët tona dhe këta e dinë më mirë se ne. Ku e di ai se çfarë më ka ndodhur mua, a thua se kanë gazetarë investigativ”.

Më tej Ori e ngacmon duke i thënë na thuaj si qendron e vërteta:

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime”. Isli gjatë bisedës e pyeti dhe për fotot e fshira të emisionit të parë dhe Rezarti tregoi:

“Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash.

Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem” – përfundoi Veleshnja.

The post Largimi nga “Shiko kush luan”, reagon sërish Rezart Veleshnja appeared first on Mega News.



Source link

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *