Lajmi në rrjetet sociale për Vjollcën, reagojnë familjarët: S’është e vërtetë, është gjallë!


Më herët gjatë ditës u njoftua se Vjollca, zonja e cila u bë e “njohur” në një emision televiziv për debatin e saj me bashkëshortin i kishte dhënë fund jetës.

Ishte faqja “Xh0vani” ajo që kishte postuar e para këtë lajm duke shtuar se djemtë e Vjollcës e kanë lënë të ëmën pasi janë ndjerë të turpëruar nga dalja e saj në televizion.

Lajmi u publikua edhe nga portali JOQ Albania.

Sipas “Xh0vani”, Vjollca i ka dhënë fund jetës për shkak të mbingarkesës së krijuar pasi emisioni dhe videoja e saj u bë virale.

Por familjarët e Vjollcës kanë deklaruar për JOQ, se zonja është gjallë dhe se ky lajm është krejtësisht i pavërtetë.

Ata shprehen se Vjollca është shëndosh e mirë, jeton me bashkëshortin e saj, ndërsa djemtë i ka në Itali.

Burimi: Joq Albania

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *