Lajm i trishtë/ Koronavirusi i merr jetën profesorit të njohur |

    0
    3


    Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

    TIRANE

    Ndërron jetë pasi u infektua me Covid, profesori i njohur i mjekësisë Elmaz Eltari, në moshën 85 vjeçare.

    Ditët e fundit ka qenë i shtruar në spitalin infektiv. Tërë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive. Eltari njihet dhe si zbuluesi i “Etheve Hemorragjike virale’. Ka studiuar epideminë e Kolerës në Shqipëri dhe atë të Poliomelitit në vitin 1996, kurse në vitin 2011 ka botuar “Atlasin e Sëmundjeve Infektive” me 600 fotografi.

    Në vitin 1962 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë dhe po në këtë vit u emërua mjek në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Infektive”. Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

    Ndërsa prej vitit 1978 ishte Shef i Klinikës Universitare të “Sëmundjeve Infektive” dhe shef i lëndës së “Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë”.

    Gjithsej atij i numërohen rreth 22 botime shkencore; tekste mësimore, monografi, manuale, atlase etj. Ai është bashkëautor i tekstit të parë mbi “Sëmundjet infektive”, autor i tekstit “Sëmundjet e Brendshme” për Infermieristikën, autor i manualit pasuniversitar “Antibiotikët dhe Infeksionet bakteriale”, studimit “Sëmundjet Diarreike në Spitalin Infektiv të Tiranës”. etj.

    Sakaq ka botuar dhe mbi 70 artikuj në shtypin mjekësor shkencor shqiptar dhe 5 artikuj shkencor në shtypin mjekësor botëror. Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, ka vërtetuar për herë të parë, praninë e borreliazës në Shqipëri.

    The post Lajm i trishtë/ Koronavirusi i merr jetën profesorit të njohur appeared first on Mega News.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here