Lajm i rëndë! E përplas makina, humb jetën gazetari i njohur shqiptar

Ka vd ekur në moshën 71 vjeçare gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti “ në Mitrovicë.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *