Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha e përbashkët europiane ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa dollari amerikan është zhvlerësuar 0,05 lekë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.63 lekë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane është kuotuar sot, në vlerën 101.75 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 135,57 lekë ose 1,08 lekë më pak dhe franga zvicerane ra me 0.12 lekë duke u këmbyer në vlerën 114.80 lekë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe luhatjet janë brenda pritëshmërive dhe parashikimeve.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here