Shëndeti i tij është rënduar që para një jave, për shkak të stresit të krijuar, riaktivizimit të sëmundjes së vjetër dhe aritmisë së zemrës. Po mbahet nën kontroll nga doktor Petrela dhe është lajmëruar me urgjencë dhe pritet të vijë nga Vjena mjeku austriak, tek i cili bën “remontin” e përvitshëm shëndetësor. Problemet shëndetësore të Berishës janë shfaqur në çdo protestë, por këtë të shtunë kanë qënë më të dukshme, teksa ndodhej para kryeministrisë bashkë me badigardët e tij të shumtë. Me sa duket nuk ka mundur ta përballojë këtë situatë trupi dhe truri i tij i lodhur nga vitet por dhe nga maskarallëqet, për shkak të të cilave është i detyruar të jetë nën një presion të fortë e nën ruajtje të rreptë, për të evituar ndonjë hakmarrje të mundshme.

Ish kryeministri Sali Berisha është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe gjendet nën kontrollin e rreptë të mjekëve të neurokardiologjisë.

Burimet afër tij bëjnë me dije se shëndeti i tij është rënduar që para një jave, për shkak të stresit të krijuar, riaktivizimit të sëmundjes së vjetër dhe aritmisë së zemrës që i është krijuar dhe për shkak të problemeve të moshës.

Mësohet se është nën kujdesin direkt të mikut të tij, mjekut të shquar neuro-kardialog Mentor Petrela, i cili e ka mbajtur gjatë gjithë kohës nën kontroll të rreptë mjekësor.

Ndërkohë që është lajmëruar me urgjencë dhe pritet të vijë nga Vjena mjeku austriak, tek i cili Sali Berisha bën “remontin” e përvitshëm shëndetësor.

Burimet pranë Berishës bëjnë me dije se për shkak të përdorimit të fortë të ilaçeve gjendja e tij po mbahet nën kontroll, por që konsulta më e gjërë dhe me mjekun austriak dhe ndryshimi i trajtimit me ilaçe pritet që ta riktheje në gjendje afërisht normale ish kryeministrin shqiptar.

Problemet shëndetësore të Berishës janë shfaqur në çdo protestë, por në ditën e sotme kanë qënë më të dukshme, teksa ndodhej para kryeministrisë bashkë me badigardët e tij të shumtë.

Me sa duket nuk ka mundur ta përballojë këtë situatë trupi dhe truri i tij i lodhur nga vitet por dhe nga maskarallëqet, për shkak të të cilave është i detyruar të jetë nën një presion të fortë dhe nën ruajtje të rreptë, për të evituar ndonjë hakmarrje të mundshme.

Ndonëse burimet afër tij mundohet ta paraqesin situatën sa më pak alarmante, mësohet se Berisha është në një gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i janë riaktivizuar të gjithë parametrat negative të sëmundjes së vjetër, bashkë me stresin dhe problemet e papërballueshme për vetë moshën që ka.

Pritet që në orët e ditët e ardhshme të kemi një situatë më të qartë për shëndetin e ish kryeministrit, ndonëse stafi i tij i afërt dhe ai mjekësor nuk jep garanci se Berisha do të qëndrojë pa marrë në dorë tabletin për të postuar ndonjë mesazh apo “qytetar dixhital”.

Në mungesë të tij këtë gjë mund ta bëjë dhe stafi i afërt që menaxhon adresën e tij në rrjetin social, për të treguar se gjendja shëndetësore e Berishës është përmirësuar./Pamfleti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here