Arrestohen kokat e bandes shqiptare famekeqe qe t.rafikonte k.okaine nga Amerika Latine.

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë dhe kishte nisur prej vitit 2018.

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton k.okainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar “ATOS”, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga shtetasit:

M. Gj., 34 vjeç dhe G. B. alias F. B., 37 vjeç, banues në Tiranë;
R. Rr., 27 vjeç dhe F. Rr., 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;
B. P., 29 vjeç, banues në Pukë; F. Xh., 33 vjeç, banues në Laç;
K. N. (shtetas lituanez) dhe S. C. (shtetas grek).

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë k.okainë, një a.rmë z.jarri p.istoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup k.riminal funksiononte duke ngarkuar lëndën n.arkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën n.arkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, t.rafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin v.jedhje me a.rmë të lëndës n.arkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here