Ky është Edmond Crroj që mbeti i pla.gosur nga bres.hëria aut.oma.tike/ Dyshohet si objektivi i aten.tatit në Don Bosko (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Edmond Crroj, 41-vjeçari që mbeti i plagosur ditën e djeshme në atentatin në Don Bosko, ku u vra nipi i tij Erion Çela dhe u plagosen 4 persona.

Dyshohet se Edmond Crroj ka qenë objektivi i ekzekutorëve, përshkak të të shkuarës së errët, pasi ai rezulton një person i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në atentatin e ditës së djeshme mbetën të plagosur Edmond Crroj, daja i viktimës, Arben Dani, 46-vjeç, miku i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, vëllai i viktimës, si dhe një klient në lokal, 19-vjeçari Azbi Selimaj.

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *