Kush do jetë fituesi i Big Brother VIP? Arber Hajdari zbulon për herë të parë emrin/ Askush nuk e priste!

Arbër Hajdari ka marrë vëmendjen e çdokujt së fundmi edhe si opinionist në reality show Big Brother. Kjo është eksperienca e tij e parë televizive, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku ose, siç shprehu edhe vetë Arbrin, nga familjarët të konkurrentëve.

“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vetë, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën.”

Tashmë gara është bërë e ashpër dhe shumë shpejt do të shohim se kush do të dalë fitimtar. Por kush është fitimtari sipas sipërmarrësit?

“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur.” – tha Hajdari për modelen e cila sipas tij mund të ishte një shembull shumë i mirë për publikun dhe e meriton fitoren.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *