Bora Zemani dhe Jonida Maliqi u panë për herë të parë së bashku në emisionin  “ Albanian Designers Competition”, dhe që aty nisën të shpërndaheshin shumë zëra se të dyja kishin një lidhje me vëllezërit Veshaj.

Fillimisht dy vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar zgjodhën të mos prononcoheshin rreth thashethemeve rozë që qarkullonin kudo, duke shtuar akoma dhe më shumë dyshimet tek ndjekësit e tyre, derisa me kalimin e kohës detajet e përbashkëta në rrjete sociale i tradhtuan dhe shumë shpejt u zbuluan historitë respektive, me Donaldin dhe Romeon.

Që atëherë, dy kunatat “e pazyrtarizuara” janë shfaqur vazhdimisht në krah të njëra-tjetrës, megjithatë jo gjithmonë gjërat shkojnë fjollë mes tyre. E ftuar në “Shiko kush luan” Bora tregoi se çfarë nuk i pëlqen tek Jonida.

“Diçka që nuk më pëlqen? Nuk e di. Është njeri shumë i dashur, është shpirti i argëtimit kështu që nuk di çfarë ka të keqe. Duhet të jetë vetja më shumë në publik Jonida”, tha ajo  para kamerave, pa harruar të theksojë se ajo që i pëlqen më shumë te Jonida është stili i saj.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here