Kryeministri Rama del urgjent dhe zbulon se COVID i mori njeriun e shtrenjtë: Dje humba….

    0
    4

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një takimi të mbajtur sot në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës, ku ishte e pranishme edhe ministrja Besa Shahini, bëri me dije se me hapjen e shkollave do të rritet edhe numri i të infektuarve.

    “Një shkollë e tërë mund të mbyllet nëse kthehet në një vatër…Besoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mësuesve që kanali i shkollës të jetë një burim shumë i mirë informacioni. Duhet të bëni kujdes jashtë shkollës. Duhen refuzuar opinionet që ky është një grip i rëndomtë, që është një sajesë..Faktkisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht numri i fataliteteve nuk është në tërësinë e vet, më i madh në mënyrë të ndjeshme, saç ka qenë vitin e shkuar…”, u shpreh kryeministri.

    Gjatë bisedës Rama tregon se ditën e djeshme ka humbur jetën nga covid-19 një person që e njihte personalisht. Rama thotë se në moshë të re humbi jetën vëllai i mikut të tij.

    “Jo më larg se dje dëgjova për një person qe kam njohur personalisht, vëllai i shokut tim humbi jetën dhe nuk ishte në moshë të madhe, ishte i ri.

    Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush edhe shfaqet në mënyrë të padukshme dhe kalon pa u ndjerë fare të dikush tjetër.

    Problemi është se shumë nga ne e marrim dhe se marrim vesh që e kemi, madje edhe s’ndjejmë asgjë, ndaj duhet të sillemi sikur e kemi sepse ua kalojmë familjarëve, miqve e shokëve”, shprehet Rama.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here