Kontrollonin shpërndarjen e dr.ogës me dron nga shtëpia, si arriti policia italiane të identifikonte tre shqiptarët. Pas arrestimit iu sekuestruan…

    0
    8

    Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët përkatësisht të moshave 22, 23 dhe 27 vjeç kontrollonin veprimtarinë e shitjes së drogës duke përdorur një dron, në mënyrë që të mos pikaseshin nga policia.

    Po ashtu policia e Milanos dha urdhër për mbajtjen në paraburgim të një bashkëpunëtori 21-vjeçar.

    Si rezultat i operacionit u sekuestruan gjithsej 17.6 kg hashash dhe 1.160 kg kokainë.

    Hetimet

    Pasi që u bënë nga ku rezultoi se aktiviteti i tregtimit të drogës karakterizohej, ndër të tjera, nga përdorimi i një droni, bëri që policia të shkonte më pas në apartamentin nga ku kontrollohej pajisja fluturuese. Me tu afruar në apartament, ata vunë re se një vajtje-ardhje të makinave të dyshimta.

    Kështu të hënën, policët e Comasina identifikuan 27 vjeçarin duke drejtuar një makinë. I riu, pasi kishte shkëmbyer shenja marrëveshje me bashkëpunëtorët e tjerë, u largua në drejtim të rrugës shtetërore Milano-Meda.

    Më pas oficerët e policisë njoftuan kolegët e tyre, të cilët ndaluan makinën e dyshimtë në Viale Enrico Fermi. Të fshehur brenda një ndarjeje nën sediljet e pasme, oficerët gjetën dhe sekuestruan 2 kg hashash të ndarë në 20 pako.

    Menjëherë pas hyrjes përmes Murat, policia ndaloi dhe kontrolloi 23-vjeçarin dhe 22-vjeçarin, të cilëve iu gjetën tre celularë, njëri prej të cilëve është i pajisur me teknologji të aftë për të regjistruar telefonatat dhe iu gjetën disa çelësa të apartamentit.

    Më pas policia u kthye për kontroll në banesë. Me të mbërritur ata vunë re 21-vjeçarin , i cili arriti t’i shpëtonte policisë atë ditë, por u arrestua një ditë më vonë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here