Kolaudimi i makinave, DPSHTRR tregon 5 hapat që duhet të ndiqen për të marrë shërbimin


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar qytetarët mbi mënyrën se si bëhet aplikimi për rezervimin online të një orari për kolaudim.

DPSHTRR sqaron përmes një njoftimi në rrjete sociale, se rezervimi bëhet përmes seksionit “Makina ime” në e-Albania dhe në këtë mënyrë shmanget qëndrimi në radhë të gjata të atyre që duan të bëjnë kolaudimin.

Postimi i plotë i DPSHTRR

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!
Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni

“Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!
Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit

Hyni përmes faqeve: www.e-albania.al ëëë.dpshtrr.gov.al

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *