Rozana Radi është një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila shpesh herë kërkon të tregojë se është femër e fortë. Prej vitesh sjell projekte muzikore që ka synim të ngrejë zërin dhe për të drejtat e vajzave dhe grave.

Në një shkrim të fundit në Instagram, ka zbuluar se ia ka dalë të përballet me vështirësi nga më të ndryshmet në jetë, por asnjëherë nuk i ka zgjatur dorën askujt.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado.

Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”, shkuar dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt”, ka përfunduar Rozana meditimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here