Unë s’ëndërroja fare për Rozën, Megjithëse në pyll me të shkoja; Flisnim për ca gjëra të zakonshme Se nuk dija tjetër ç’t’i thoja. — I ftohtë isha unë, si statujë, Dhe ecja me hapin tim hutaq; I flisja për pemë dhe lule, Po syri i saj më thosh: “Vetëm kaq?” — Ç’perla na ofronte vesa, ç’reflekse! Dhe zabeli kaçubet si ombrella… Roza nga bilbilat magjepsej, Kurse unë mëllenjat pëlqeja.

Source

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here