Behet viral momenti kur spikeri i lajmeve i BBC, Ben Brown është filmuar në transmetim live duke hapur gojen se i vinte gjume.

Pasi u kujtua, ai u pa të qeshte me veprimin që kishte bërë.

Një përdorues i Twitter komentoi me ironi: “Duket se lodhja e nivelit 4 po shkon tek prezantuesit e BBC News”

Një tjetër shprehte simpati për prezantuesin, duke thënë: “Ne si shikues, shpesh harrojmë që prezantuesit si Ben janë njerëz dhe janë njësoj si ne, por në televizor”

Sidoqoftë, prezantuesi i lajmeve shkroi në Twitter më vonë e kërkoi falje për gjestin:

“Falje për këtë situatë shikues të dashur, isha në mbyllje të një turni të gjatë pasi kisha filluar në orën 5 të mëngjesit. Rreziqet e transmetimit live në TV! “

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here