Nga Mitro Çela

U ulëm ballë për ballë.

– Si të quajnë?

– Anonim. Kam një hall. Më tra.dhëton gruaja!

– Nuk je as i pari e as i fundit. Tra.dhëtija o shkon në gjykatë për divorc, ose mbetet anonime. Nuk është problem për Fiks Fare…

Dy javë më vonë anonimi erdhi përsëri.

– Më quajnë Zef. Jam nga Laçi. Jam mësues.

– Për kë dyshon? Ku të tr.adhëton?

– Në Laç ka katër motele. Han me dy porta për prostituta. Aty mund të shkojë edhe gruaja ime. Dyshoj për katër burra. Në letër ke emrat dhe telefonat. Po të lë edhe telefonin tim.

Pas dy ditësh një gazetar shkoi në Laç. Informacioni për motelet doli skarco.

Kaluan disa muaj. Një ditë më ftoi për kafe. Jemi bërë miq.

– Çdo gazetar, kur dëgjon historinë tënde, të merr për të marrë…

– E di. Ndaj flas vetëm me ty. Kur një njeri martohet dy herë me një grua, do ta ketë një dërrasë mangut. Unë jam i marrë, i kalibrit tënd.

– Kam ca pyetje, si mik.- I thashë.

Sa pranvere je? Po gruaja?

– Unë 57. Ajo 51.
– Ku ha?

– Në shtëpi. Me gruan dhe djemtë.

– Me gruan fle?
– Po!

– Bën seks me gruan?

– Herë pas here.

– Pse të ha krimbi?

– Katë vite më pare, u nisa për në punë. Kisha harruar telefonin. U ktheva. Hapa derën. U futa në dhomën e gjumit. Zgurdullova sytë.

-Gruaja la.kuriq para pasqyrës. Fërkonte gjoksin. Ledhatonte zogun. Mbyllte sytë nga kënaqësia.

– Kjo është tra.dhëti për ty?

– Shkak për tra.dhëti. Kjo skenë më bindi që gruaja ime është nar.ciste. Ka rënë në sevda me trupin e saj. Kjo do të thotë se ka oreks se.ksual.

– Do ta telendisësh me anë të “Fiksit”?

– Jo. Ruajna Zot! Nuk dua emision. Dua vetëm t’i tregoj gruas që më tra.dhëton.

– Do t’i kërkosh divorc?

– Jo… Dua të shërohem nga fiksimi. Po bëhem psi.kopat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here