Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka reaguar e revoltuar pas vrasjes 25-vjeçarit Klodian Rashanga një efektiv policie.

Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se drejtësia do të vihet në vend, ndërsa kërkon nga qytetarët të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë… Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.” shkruan Jonida.

Protesta e dhunshme shpërtheu mbrëmjen e djeshme, ku qindra qytetarë të revoltuar kërkonin drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Për pesë orë rresht, protestuesit shkatërruan ç’ka gjetën duke kërkuar dhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here