Tashmë ka startuar edhe nata e 6-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nga 11 vajza sonte pritet të mbeten vetëm 10-të.

Gara është bërë më e fortë dhe disa nga konkurrentet kanë pasur nga dy takime me Saimirin duke krijuar më shumë afrimitet me të.

Suela ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kanë kaluar ditën bashkë.

Ata kanë bërë një shëtitje në mal ku kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë mes tyre.

Dyshja ka diskutuar edhe për xhelozinë, teksa Suela e ka shprehur qartë se nuk i pëlqen që Saimirin puth njëherë njërën dhe njëherë një vajzë tjetër.

Suela: Tani më solle këtu. Po herën tjetër çfarë do të bësh? Gjej një ishull ti dhe ikim ne.

Saimiri: Po bëj të kundërtën, nga liqeni në mal. Profile të ndryshme më shkruanin të lutem takohu me Suelën. Thoja me vete sa adresa false paska hapur kjo

Suela: Ti si mendon? Shkojmë ne?

Saimiri: Nga pamja e jashtme sigurisht që shkojmë. Nga brenda akoma s’kam arritur të kuptoj.

Suela: E di unë që do jesh i imi deri në fund, le të kënaqen edhe gocat pak.  Kështu e mendoj unë. Ma ndjen zemra.

Saimiri: Se mos na dehesh me ujë sot?

Suela: Më bëre një pyetje kur ishim në takimin e parë, më the që do të të marr në Gjermani. Si e mendon ti veten tënde pas ca kohësh.

Saimiri: Me ty dhe pa ty. Më bëhet qejfi që jemi këtu bashkë. E kishim lënë përgjysmë takimin e fundit. Të kam marrë pak verë të kuqe, sa të lagësh buzët dhe ta mbash mend çfarë ka ndodhur.

Suela: Shyqyr se ti më le pas dore. Je dehur ndonjëherë keq fare ti?

Saimiri: Më ka ndodhur dhe mua që kam pirë por ka qenë se e kam përzier alkoolin

Suela: Po sa shishe verë pive ti?

Saimiri: Jo unë nuk e kam me shishe.

Suela: Po djersitem o Saimir?

Saimiri: Pse u vure në siklet apo?

Suela: Nga të gjitha, zjarri këtu, ti afër.

Saimiri: I ke buzët shumë të ëmbla. Nuk ngopem. Kam qejf të të puth gjithë ditën.

Suela: Nga ato cëk-cëk që ke bërë ti, vetëm kjo është më e mira mendoj unë. Cëk Cëk se puthje s’janë ato.

Saimiri: Je xheloze ti?

Suela: Po ti mezi po e pret të puthesh me gocat e tjera apo çfarë?

Saimiri: Jo mezi po e pres por gjëra që ndodhin, lindin…

Suela: Po tani të gjitha të lindin ty, puthu me njërën, puthu me tjetrën

Saimiri: Thuaj që je xheloze, shprehu

Suela: Normal që bëhem xheloze, se s’më pëlqen të të shoh ty të puthesh njëherë me njërën, njëherë me tjetrën. Tani me të gjitha gocat njësoj ndjen ti? Nuk dua të flasim fare për vajzat e tjera dhe nuk dua të ketë më puthje. Ti Saimir çfarë pret në 2021?

Saimiri: Në rradhë të parë shëndetin por sigurisht që edhe dashurinë që të dal i lumtur nga ky program

Suela: Me mua…

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here