Përtej numrit të të gjobiturve që u kthyen në një ritual në muajt mars-prill, prokuroria ka mbyllur hetimin për dy nga “kundërshtarët” e policisë gjatë koronavirusit, njëri prej të cilëve u premtoi atyre se do t’i fluturonte nga puna.
ipas një burimi të sigurt të Gazeta Si, dy vëllezërit nga Tirana u morën si të pandehur në përfundim të hetimeve, pak muaj pasi një postbllok anti covid u kundërshtua prej tyre me të shara e mallkime.

Burimet sqarojnë se D. H 41 vjeç dhe i vëllai G.H 46 vjeç, u identifikuan duke qarkulluar në datën 14 mars në afërsi të Mjull Bathores. Për ata që nuk e mbajnë mend, ato ishin ditët e mbylljes dhe karantinimit të shoqërisë sipas urdhërave që i zinin vendin njëra tjetrës. Por dy vëllezërit në çastet e para, sipas dëshmive të policëve, ishin të qetë dhe të edukuar ndaj çdo kërkese që njëri nga policët drejtonte në adresë të makinës BMV. Madje shoferi ka treguar edhe autorizimin që i jepte të drejtë për të lëvizur.

Por brenda një minute panorama e qytetarit model dhe e policëve model është përmbysur, pikërisht kur njëri nga policët ka kërkuar më pas identitetin e pasagjerit në automjet. “Po zotëria në makinë kush është?” pyeti polici.

Kaq ka mjaftuar që shoferi të nxehet dhe t’ju kërkojë llogari efektivëve për detyrën. Madje edhe ai nga ana e tij ka kërkuar identifikimin e policëve dhe po ashtu shkaqet se përse kërkonin kaq shumë të dhëna.

Të dy policët që u konfliktuan kanë lexuar urdhërat për kufizimin e lëvizjes anticovid dhe njëkohësisht kanë vënë ndërkohë në dijeni sallën operative, ndërsa shoferi i nxehur teksa i ka dhënë gaz makinës ka sharë “do tju q… robt, policë kurva”. Sipas asaj që shkruajnë në raport shërbimi policët, patrullat u vunë në ndjekje të tyre duke i bllokuan pranë rreth rrotullimit në afërsi të TEG si dhe duke i arrestuar jo për fjalor të papërshtatshëm, por për kundërshtim të policisë.

Por njëri prej tyre, shtetasi D. H ka vazhduar t’i ofendojë policët madje i ka paralajmëruar ata “ ju as që e keni idenë se kush jam unë, do më shikoni çfarë do ju bëj. Jam biznesmen i fuqishëm do t’ju shkatërroj, do t’ju fluturoj nga puna policë k..a”.

Edhe policët e Farkës kur kanë parë një grup kolegësh që po fusnin në komisariat dy njerëz të irrituar kanë dëgjuar sharje pa fund dhe sic thonë ata në procesverbal edhe kanosje.

Dëshmia

Por të kundërtën pretendojnë dy vëllezërit që u morën nën hetim për kundërshtim të forcave policore. Shoferi deklaron se iu bindën policisë kur lëshoi sinjal për të ndaluar. D.H shton sipas burimeve të gazetës Si se “iu lashë në dorë autorizimin siç e kërkuan. Por policët kërkuan edhe të vëllait. Iu tha që nuk e kishte, por punonte në një kompani dhe nëse e donin, të kthehej ta merrte. Sidoqoftë ata i panë letrat dhe na dhanë shenjë të largoheshim. Kur ndeza makinën për tu larguar dëgjova njërin nga policët që na shau. Atëherë xhirova gomat dhe i shava edhe unë”.

Por ky qëndrim shikohet disi i sajuar nga prokurorët që administruan edhe njoftimin në sallën operative të grupit policor, i cili njoftoi në radio për situatën. Dy policët G.B dhe I.F nga ana e tyre insistojnë se e filluan patrullimin në perimetrin Mjull Bathore, Farkë në Tiranë sipas instruktazheve të shefave bazuar në urdhërin e emergjencës civile për shkak të Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here