Ja çfarë pritet ditën e nesërme |


Ky postim është lexuar tashmë 3 herë!

TIRANË

E diela do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, por në orët e pasdites moti do të përmirësohet. Sipas meteorologut, Hakil Osmani ky muaj do të mbyllet me mot të mirë, teksa temperaturat do të pësojnë ulje, por mbetemi në vlerat tipike të tetorit.

Temperaturat minimale do të jenë 3-4 celsius dhe maksimalja 20-21 gradë celsius. Për sa i përket parametrit të erës, Osmani thotë se vetëm ditën e nesërme do të ketë fuqizim, duke bërë që në det të hapur të shkojë nga 45 deri në 50 km për orë.

“Dita e sotme do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku në orët e mbrëmjes pritet që këto vranësira të sjellin reshje shiu në zonat veri-perëndimore të territorit shqiptar. Më pas reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin tonë gjatë orëve të mbrëmjes deri pasditen e së dielës. Më pas do të kemi një përmirësim të motit.

Java e fundit e muajit tetor do të jetë me mot të qëndrueshëm. Vetëm zonat malore do të rrezikohen për reshje të pakta dhe të izoluara të shiut. Gjatë kësaj fundjave presim rënie të vlerave termike. Nga 5-6 gradë vlerat minimale deri në 22 gradë celcius ato maksimale. Fillim java dhe ditët e fundit të muajit tetor pritet që vlerat minimale të keën rënie të tyre nga 3-4 ato minimale dhe 20-21 gradë celsius maksimale, të cilat janë vlera tipike të muajit tetor.

Gjatë ditëve të mbetura të muajit tetor përjashtohet të kemi stuhi. Për sa i përket parametrit të erës pritet që vetëm nesër të fuqizohet, duke bërë që në det të hapur të shkojë nga 45 deri në 50 km në orë. Do ketë dallgëzim nga 4 deri në 5 ballë. Më pas parametri i erës do të dobësohet duke bërë që të kemi një det të qetë që nuk sjell problem në trafikun detar”, tha meteorologu, Hakil Osmani.

The post Ndryshon moti, meteorologu: Ja çfarë pritet ditën e nesërme appeared first on Mega News.



Source link

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *