Ishte shumë e thjeshtë, studiuesi i gjen kodin e llogarisë Trump-it |

    0
    3


    Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

    Llogaria e presidentit të SHBA, Donald Tramp në “Twitter” u hakua javën e kaluar, pasi një studiues holandez gjeti fjalëkalimin e tij.

    Viktor Gevers, një ekspert i sigurisë, kishte qasje në mesazhet e Tramp, mund të postonte dhe të ndryshonte profilin e tij, raportoi gazeta De Volkskrant.

    Gevers hamendësoi fjalëkalimin e Trump. Ai provoi “maga2020!” në përpjekjen e tij të pestë dhe funksionoi. “Unë prisja të bllokohesha pas katër përpjekjeve të dështuara. Ose të paktën do të kërkohej të siguronte informacion shtesë”, tha Gevers.

    “MAGA2020” është një akronim që i referohet sloganit të Tramp, “Make America Great Again”.

    Pas gjetjes së fjalëkalimit eksperti i sugjeroi presidentit Tramp të përdorte masat themelore të sigurisë si verifikimi me dy hapa.

    Nuk ishte hera e parë që Gevers fitoi akses në llogarinë e presidentit në Twitter. Në vitin 2016 ai dhe dy persona të tjerë morën gjetën fjalëkalimin e presidentit Tramp dhe hynë në llogarinë e tij.

    The post Ishte shumë e thjeshtë, studiuesi i gjen kodin e llogarisë Trump-it appeared first on Mega News.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here