Ky postim është lexuar tashmë 3 herë!

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku 29-vjeçaja, Besnike Beqiraj, e cila është shtatëzënë ka qenë në prag të vdekjes për shkak se u sulmua nga dhjetëra qenë  në një rrugë brenda qytetit.

Siç bëjnë me dije mediat kosovare ajo  po kthehej nga çerdhja ku kishte dërguar dy fëmijët e saj, dhe në momentin që ka arritur afër shtëpisë një tufë me qenë i janë vërsulur ku dhe e kanë kashuar në disa shumë pjesë të trupit.

Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK ku po merr  mjekim nga doktorët. Besnikja e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, dhe në një deklaratë për emdiat ka treguar edhe se si ka ndodhur e gjitha ngjarja.

“Atëherë në ora 08:00 mëngjesit duke u kthyer prej çerdhes së fëmijëve, i kam dërguar fëmijët në çerdhe. Duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrinë vazhdimisht qentë, sepse shtëpia është e pabanueshme, aty më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmuar shumë, më kanë rrëzuar, nuk kam mundur të iki më tepër. Kur ka dashtë me më hupë vetëdija s’kam mundur të bëjë diçka. Jam shtatzënë në muajin e 6. S’kam pas kalimtar që kanë mundur me më ndihmu, sepse nuk më ka dëgjuar askush. Janë larguar dhe kam vrapuar shumë shpejt për të shkuar te shtëpia. Kam pasur tepër dhimbje, vetëdija ka qenë duke më humbur. Kam tepër plagë prej pjesës së barkut e teposhtë”- ka rrëfyer Besnike Beqiraj për mediat kosovare.

(akdosja.al)

Postimi Në muajin e gjashtë të shtatzënisë/ 29- vjeçarja nga Kosova sulmohet nga qentë në rrugët e Prishtinës, e reja: Isha në prag të vdekjes u shfaq për herë të parë në Dosja AL.



Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here