Im shoq nuk është njeri i dhuratave, Rama më dhuron shishe me verë për ditëlindje |

    0
    3


    Ky postim është lexuar tashmë 4 herë!

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka rrëfyer momente nga jeta e saj jashtë sferës së politikës. E ftuar në studion e ‘ABC news’, ndër të tjera Spiropali tha se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por gjithsesi e plotëson në aspekte të tjera. Teksa u pyet se çfarë dhurate ka marrë nga kryeministri Rama, Spiropali tha se ka marrë një shishe verë.

    Spiropali tha:

    Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë.

    Teksa u pyet nëse në gardërobën e saj ka veshje të cilat nuk i ka veshur kurrë, ajo e pohoi këtë gjë.

    Ajo shtoi:

    Kam një stil dhe qëndroj në atë stil.Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here