I riu humbi jetën pasi makina doli nga rruga, shokët dhe mësuesit: Dhimbje e lot, do na mungosh


Shkolla e mesme profesionale në Fier Petro Sota ka bërë një reagim prekës për 19 vjeçarin Kristjan Thomo që humbi jetën në ngjarje rrugore ditën e sotme.

Në postimin e ndjerë shkolla shkruan se 2022 do të jetë vit i vështirë për shokët, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qene pjesë e jetës se tij.

“Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshëm, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo.

Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bankave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! Qofsh i parajsës dhe kujtimi yt i paharrueshëm! Ngushëllime“, shkruan shkolla.

19-vjeçari Kristian Thomo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pasi makina e tij tip Volkswagen doli nga rruga ditën e sotme në fshatin Hamil dhe përfundoi në kanal.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *