I nxoren materialet intime gazetares ne internet, arrestohen 3 persona

    0
    244

    Gazetarja e njohur sportive në Itali, Diletta Leotta, ka përjetuar së fundmi disa ditë të vështira, pasi ka rënë pre e disa hakera dhe fotot e saj intime kanë përfunduar në internet.

    Bukuroshja që punon edhe si moderatore, e ka gjetur veten në rrjetet sociale, të zhveshur, pa djeninë e saj.

    Menjëherë ajo ka bërë një kallzim penal në polici. Gazetarja ka denoncuar aplikacionin, ndërsa pas hetimeve të policisë janë arrestuar 3 persona.

    Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë një 29 vjeçar nga Bergamo, një 17 vjeçar nga Palermo dhe një 35 vjeçar nga Nuoro.

    Kujtojmë që Diletta Leotta është gazetare mjaft e komentuar në Itali, për shkak edhe të pamjes së saj mjaft tërheqëse. tifozët e duan shumë, ndërsa shpesh i thërasin dhe emrin nëpër stadiume.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here