Horoskopi javor nga Paolo Fox, shenjat që do kenë të papritura në datat 3 – 9 janar 2021


Dashi

Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Dashit. Gjatë fundjavës Hëna dhe Mërkuri do të bashkëveprojnë, duke ndikuar pozitivisht edhe për ju. Do të krijoni njohje të reja dhe do të jeni ju që do të merrni iniciativën për të hedhur hapin e parë. Tani do të keni rastin të shfaqni aftësitë në fushën e komunikimit. Këtë javë do të mbani vendin e pestë.

Demi

Kjo javë do t’ju gjejë më të angazhuar se kurrë në punë. Ndërkohë që binomi Uran-Saturn do të trazohet nga transiti i ri merkurial, të lindurit nën shenjën e Demit mund të vendosin të hidhen me kokë në punë. Disa e bëjnë për të shpëtuar nga dhembjet e kokës e për t’u marrë me diçka, disa sepse duan të ngjisin shkallët e hierarkisë. Demi do të mbajë vendin e tretë.

Binjakët 

Kjo do të jetë një javë e paqëndrueshme në aspektin sentimental për të lindurit në shenjën e Binjakëve. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të dashurin e zemrës, duke bërë që të lindin mosmarrëveshje. Në aspektin profesional është e këshillueshme që të mos ndërmerrni iniciativa të rrezikshme. Mund të lindë nevoja edhe që të kufizoni shpenzimet. Ju do të mbani vendin e nëntë.

Gaforrja 

Në mes të një trazire kaotike astrale, të lindurve të Gaforres mund t’u duhet gjithashtu të përballen me sjelljen e paqartë të partnerit në gjysmën e dytë të kësaj jave. Ndokush prej jush do të mjaftohet duke mbajtur pozicionin e vëzhguesit kundrejt bashkëshortit, duke u përpjekur të kuptojë nëse dyshimet e tij janë të bazuara apo jo. Për këtë javë ju takon vendi i 11-të.

Luani 

Deri ditën e enjte, të lindurit në shenjën e Luanit do të jenë të angazhuar me kryerjen e detyrave personale dhe profesionale, që duhen përfunduar patjetër. Gjithsesi, pas mesditës së ditës së premte do të mund të shijoni shoqërinë e partnerit dhe përkëdheljet që nuk do t’jua kursejë. Këtë javë do të jeni të renditur në vend të gjashtë.

Virgjëresha

Gjasat janë që kjo javë t’ju gjejë më konfuzë se kurrë. Shkak për këtë do të bëhet ndikimi i binomit  Mërkur-Neptun në bashkëveprim me Jupiterin. Shtyjini hëpërhë vendimet e rëndësishme, edhe ato që kanë lidhje me gjetjen e një pune. Kur vjen puna te martesa dhe shtimi i familjes shanset këtë vit do t’i keni më të mira. Virgjëresha do të jetë në vend të dhjetë.

Peshorja 

Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë për të lindurit në shenjën e Peshores, që do të shoqërohet nga nervozizmi dhe padurimi. Do ta humbni toruan edhe pas provokimit më të vogël, veçanërisht nëse vjen nga një person i dashur për ju. Zgjidhini me kujdes miqësitë tuaja. Saturni në disonancë mund t’ju shtyjë të bëni ndryshime, sidomos në aspektin profesional. Këtë javë do të mbani vendin e fundit.

Akrepi 

Të hënën dhe të dielën, të lindurit e Akrepit, të cilët së fundmi kanë pasur mosmarrëveshje në çift, me sa duket do të kenë mbështetjen e yjeve për të sqaruar gjendjen. Tani keni nevojë që të merrni veten. Tregohuni të matur, sepse fare lehtë mund të lindin keqkuptime, edhe në marrëdhënien e kolegët. Këtë javë do të renditeni në vendin e shtatë.

Shigjetari 

Vëreni këtë javë theksin te miqësia, sidomos te miqësitë e vjetra. Duke vepruar kështu, të lindurit e Shigjetarit do të kuptojnë se një mik i mirë vlen më shumë se një thesar. Gjatë këtij viti do të jeni të favorizuar në aspektin e njohjeve, që jo vetëm do t’ju gëzojnë zemrën, por edhe do t’ju vijnë në ndihmë në aspektin profesional. Këtë javë do të mbani vendin e katërt.

Bricjapi 

Java do të fillojë bukur. Deri të mërkurën, kjo shenjë e pushtetshme do të jetë në gjendje të përballojë angazhimet sociale, që më pas kohën e lirë t’ia kushtojnë pasioneve të tyre. Nga e enjtja e në vazhdim do t’ju duhet që të gjitha energjitë t’i përqendroni në zgjidhjen e çështjeve praktike me të cilat do të përballeni. Bricjapi do të jetë në vend të dytë.

Ujori

Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë për ju. Mos u druani përpara asgjëje, sepse me siguri që do t’ia dilni mbanë. Intuita nuk do t’ju gënjejë, edhe në rastet kur do të përballeni me të papritura. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri. Nuk ka dyshim që këtë herë jeni ju të zgjedhurit e zodiakut, jo më kot do të mbani vendin e parë.

Peshqit 

Në vend që të veprojnë në vijën e parë, të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës do të parapëlqejnë që të përqendrohen në kryerjen e detyrave shtëpiake dhe aktiviteteve të tyre të preferuara. Ditën e enjte dhe të premte, një person i afërt do t’jua kthejë me të njëjtën monedhë një padrejtësi që i keni bërë. Peshqit do të jenë në vend të tetë.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *