Historia mahnitese e Shqiptarit qe bu.rgu ne France i ndryshoi jeten, ai shpiku nje loje

    0
    3

    Historia e Arbi Madhajt është një ndër ato që mund ta shikosh në ndonjë skenar filmi. Ai ka lindur në Kavajë dhe ka emigruar në Francë që në moshën 16 vjeç. Në fund të muajit mars ka përfunduar dë.nimin prej rreth 7 vitesh e gjysmë pasi është ak.uzuar për tra.fik dr.oge. Por ky është vetëm fillimi i historisë.

    40 vjeçari sh.frytëzoi vitet e dën.imit për të reflektuar pozitivisht qëndrimin në bu.rg pasi shpiku një lojë tavoline të quajtur “Ulje shtesë e dën.imit”.

    Arbi fitoi çmimin e parë në konkursin “Talentet e Qyteteve” dhe kjo lojë që është patentë e tij kushton 79 Euro. Shpikja në fjalë bazohet në Kodin Penal francez. Te faqja e lojës lexohet mbishkrimi:

    “Për një kohë të gjatë, besoja se kisha gjithçka nën kontroll dhe se asgjë nuk mund të më ndodhte. Në atë kohë, mendova se do të kontrolloja gjithçka. Imagjinoja që paratë që fitoheshin lehtë, makinat luksoze, festat dhe pushimet do të zgjasnin përgjithmonë. Por, në fund, isha i mbyllur për vite të tëra në bu.rg dhe humba shumë gjëra. Keqa.rdhja ime më e madhe është që nuk i kam parë fëmijët e mi të rriten dhe nuk kam qenë i pranishëm për t’i shoqëruar në shkollë, apo në kohën e tyre të lirë.

    Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja dhe sa do të ndryshonte jetën time. Para se të bëni një kr.im, mendohuni mirë, në mënyrë që të mos përfundoni në bu.rg”.

    Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i kr.imeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në b.urg. Secili lojtar e vendos veten në vendin e një të bur.gosu.ri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në b.urg, si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të dë.nimit. Aktualisht kjo lojë funksionon vetëm për ligjet e shtetit francez por mund të merret si shembull edhe nga shtete të tjera. Arbi ka tre fëmijë dhe ata kanë qenë një motivim i fortë për të ndryshuar dhe për të reflektuar lidhur me gabimet e të shkuarës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here