Hipen ne shtylle te rregullonin dritat, ngjarje e rende ne Shqiperi, flet policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Memaliaj. Policia ka njoftuar se dy punonjës OSHEE-je teksa ishin duke punuar në një shtyllë tensioni kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *