Habit Antonela: Unë i kam 100 mijë euro, këtu kam ardhur për…


Antonela ka komentuar në spektaklin e sotëm debatin me Big Mamën, debat pas të cilit këngëtarja u largua nga shtëpia. Teksa dëgjoi komentet e bëra nga shumica e banorëve kundrejt saj, Antonela i përgëzoi për gjithë sulmet e kryera dhe deklaroi se ajo nuk është në “Big Brother” për 100 mijë euro pasi i ka aq para.

“Unë jam natyrë provokuese dhe kështu më ka bërë Zoti. Unë e kam pranuar karakterin tim dhe nuk ka asnjë njeri mbi Tokë që mund të më bëjë të ndryshoj. Nuk dua të jem shkaku që të njolloset një artist.

Këtu jemi për një lojë. Për mua nuk ka rëndësi 100 mijë euroshi sepse unë faleminderit Zotit i kam aq. Ndoshta të tjerë nuk i kanë, nuk po e bëj për mendjemadhësi. Jam treguar shumë e thjeshtë. Jam për një eksperiencë ndryshe këtu, jam për të njohur Antonelën në dimensione të tjera”, tha Antonela.

Ajo shpjegoi edhe arsyen e akuzës së shumëpërfolur ndaj Big Mamës.

“Ia thashë sepse më akuzoi si femër e ulët, për më tepër unë tek nëna nuk fal. Me Arjolën jam zënë për një fjalë më të vogël dhe do isha hipokrite nëse nuk do t’ja thoja edhe Bigut këtë gjë”, u shpreh Antonela.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *