Gjendet i pajetë në qendër të fshatit një person në Maliq


Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët, larg banesës së tij.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës në një shtyllë, ndërsa nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie të Maliqit, ndërsa policia thotë se nga deklarimet e marra nga familjarët rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 28.12.2021, rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëva rur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *