Gazetari: Kulmi historik i Festivalit të Këngës, u ndërthurr me Big Brother


Gazetari Enton Abilekaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot është shënuar kulmi historik i Festivalit të Këngës.

Abilekaj thekson se sot Festivali i Këngës u ndërthurr me Big Brother.

Postimi i Enton Abilekajt:

Kulmi historik i Festivalit te Kenges, ishte ky i sotmi, kur u nderthur me Big Brother.

Festivali, qe supozohet te jete ngjarja me e madhe artistike, muzikore, kulturore dhe edukative, nderpritet dhe i hap vendin reality shoë-t qe eshte e kunderta artistikes, muzikores, kulturores dhe edukatives.

Ai qe supozohet te jete prodhimi sublim i Televizionit, perulet me respekt perpara trash-it.

Eshte si te nderpresesh garen finalen e boterorit ne futboll per te futur nje fushe nje lojtar te famshem pokeri ose black jack-u qe sapo ka fituar nje dore te mire.

Hallall parate publike!

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *