Fluturimet te mos rimbursohen/ Be do te heqe ligjin e rimbursimit biletave

    0
    347

    Disa shtete të Bashkimit Evropian pritet t’i kërkojnë zyrtarisht Brukselit pezullimin e përkohshëm të ligjit që detyron kompanitë të kompensojnë biletat në rast të anulimit të fluturimeve.

    Kërkesa është nisur nga Franca dhe Holanda dhe mbështetet nga të paktën 10 shtete të tjera, si Belgjika, Bullgaria, Qipro, Çekia, Greqia, Irlanda, Letonia, Malta, Polonia dhe Portugalia.

    Kërkesa pritet t’i propozohet gjatë takimit të ministrave europianë të transportit dhe justifikohet me gjendjen e pandemisë, e cila ka detyruar kufizimin e lëvizjes dhe anulimin e qindra fluturimeve.

    Propozimet arsyetohen si një mekanizëm mbrojtës të sektorit të aviacionit, i cili është goditur rëndë nga epidemia. Pas anulimit të fluturimeve kompanitë janë vënë në vështirësi, pasi rregullorja ndërkombëtare i detyron ato t’u kthejnë paratë udhëtarëve, mirëpo në mungesë të likuiditetit kompanitë kanë nisur t’u japin atyre kupona shërbimi.

    Në kërkesën e përbashkët shtetet propozuese duan që:

    Komisioni Evropian të amendojë me urgjencë rregulloren në mënyrë që t’u lejojë kompanive të zgjedhin vetë mënyrën e kompensimit.

    Të gjitha organizatat dhe kompanitë e tjera të sektorit t’i përbashkohen këtij propozimi për të arritur një zgjidhje të përbashkët të problemit që po përballet tregu.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here