Flet menaxheri i lokalit në Don Bosko: Viktima po pinte kafe me gruan, ishin tek tavolinat e xhamit

Ditën e djeshme vendi ynë u trondit nga një ngjarje e rëndë në Don Bosko ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.



Daniel Lila, menaxheri i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë ka folur sot për mediat. Për “BW”, ai tha se 35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vrarë ka qenë duke pirë kafe me bashkëshorten dhe pak minuta më vonë iu janë bashkuar edhe disa persona të tjerë në tavolinë.



Ndërkohë në lidhje me 19-vjeçarin e plagosur, menaxheri i lokalit tha se ai ishte thjesht një klient nga një tavolinë tjetër.



U ulën tek tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër.

FOLLOWERS99 eshte nje social media panel qe ju jep mundesine te gjitheve te shtoni ndjekesit tuaj me cmime te perballueshme nga te gjithe.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *