Fitorja e PD-LSI do e bëjë Metën kryeministër ose Ministër të Brendshëm? Presidenti zbulon ku do e shohim pas zgjedhjeve parlamentare

Presidenti Ilir Meta është përgjigjur për zërat që thonë se mund të lërë Presidencën më 26 Prill 2021 nëse zgjedhjet parlamentare do ti fitojnë PD dhe LSI. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të linte mandatin për një post të rëndësishëm si kryeministër apo Ministër i Brendshëm nëse ish-partia që drejtonte do të fitonte zgjedhjet, Meta hodhi poshtë spekulimet se do të linte postin.

Meta theksoi se do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës si President i Republikës së Shqipërisë deri më 24 Korrik 2022.

“Ju e dini që unë prej kohësh, që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e legjitimiteti, isha i gatshëm të lija dhe postin e presidentit vetëm që të gjendej një zgjidhje. Pa pasur parasysh karrierën time. Unë dua tju siguroj se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky institucion deri në 24 korrik 2022 do jetë kështjellë e pamposhtu në mbrojtje të Kushtetutës, këtë do ta mbaj në të gjitha mënyrat. Për këtë institucion duhet të jemi të qetë deri në 24 korrik 2022”, tha Meta.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *