Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

SPANJË– Nata e djeshme do jetë e paharrueshme për futbollistin e ri të Barcelonës 17-vjecarin, Pedro González López, që ndryshe njihet thjesht si Pedri. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Lopez, është pikasur nga kameramanët dhe fotografët, teksa futej Kamp Nou, ku do të përballej me skuadrën hungareze të Ferencvarosit, me vetëm një qese plastike në dorë.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, futbollisti minoren mban në duar një qese të thjeshtë marketi e transparente, brenda të cilës ka futur gjërat e tij personale. Por, pavarësisht kësaj, 17-vjeçari është pikasur si një super-talent. Mediat e huaja e cilësojnë 17-vjeçarin si yllin e ri në ngritje, të cilit iu deshën vetëm, 19 minuta për të shënuar golin e tij të parë me fanellen e Barcelonës, një natë më parë.

Ndërsa pas ndeshjes, futbollisti u kap nga kamerat teksa largohej nga stadiumi me anë të një taksie. Diçka e pazakontë për një futbollist, por jo në rastin e tij nëqoftëse kemi parasysh moshën e tij vetëm 17 vjeç. Pedri duhet të presë edhe pak për të marrë patentën pasi më 25 nëntor mbush 18 vjeç, e cila është mosha e lejuar për të marrë lejen e drejtimit. Për momentin, ai vazhdon të tregojë talentin e tij dhe të shfaqet si një ndër futbollistët më premtues në futbollin europian.

(Xh.Z/dosja.al)

Postimi U fut me një qese plastike dhe doli me taksi, 17-vjeçari, super-talenti i Barcelonës pushton mediat ndërkombëtare: Është i vogël për patentë u shfaq për herë të parë në Dosja AL.

Lidhja e burimit



Source link

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here